Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, ambasadori i ri i SHBA-së pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Begaj

TIRANË, 26 shtator 2026 /Albania Express News/- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri.

Mbërritja në Pallatin e Brigadave shënon një nga hapat e parë institucionalë të ambasadorit të ri amerikan pas ardhjes së tij në vend.

Sipas raportimit të mediave , ambasadori i ri amerikan udhëtoi drejt Tiranës me fluturimin OS573 dhe u prit në aeroport nga drejtues të Protokollit të Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së.

Pas një qëndrimi prej rreth 20 minutash në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, Wendt u shfaq për herë të parë në Shqipëri në cilësinë e ambasadorit të ri amerikan.

Dorëzimi i letrave kredenciale te Presidenti Begaj formalizon fillimin e detyrës së tij si përfaqësues diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Mandati i ambasadorit të ri vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, me bashkëpunimin mes dy vendeve të përqendruar në çështjet e sigurisë, integrimit euroatlantik, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BRUKSEL – Kos: Shqipëria në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE

BRUKSEL ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria është në...

Rama: Një provë të vetme që dikush të ketë futur qindarkë në xhepin tim në këmbim të një firme, nuk e nxjerrin do

TIRANË, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

E PLOTË/ “Si ka mundësi që nuk e dija?”, mesazhi i Ramës pas akuzave të SPAK për zyrtarët pranë tij: Kam fajet e mia,...

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...