Elbasan/ “Qershi dhe Dashuri”, një festë që lidh natyrën, njerëzit dhe shpresën për të ardhmen e fshatit Godolesh të Elbasanit 

Nga Fatmir Popja
Gjatë një mbrëmje të mbushur me jetë, ngjyra dhe emocione, fshati piktoresk Godolesh, i rrethuar nga masivet e qershive dhe  ullishtave shekullore të Elbasanit, hapi dyert për qindra  vizitorë nga zona dhe më gjerë me festën tradicionale “Qershi dhe Dashuri”, një ngjarje që tashmë po kthehet në një simbol të identitetit dhe mikpritjes së kësaj treve.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme,pemët e qershive plot fruta, aromat e freskëta të gatimeve tradicionale dhe muzika popullore që jehonte në çdo cep të fshatit, krijuan një mozaik të rrallë emocionesh, ku tradita u bashkua natyrshëm me dashurinë për vendin dhe kulturën.Panairi i produkteve bio i organizuar nën hijen e pemëve u dominua nga shportat me qershi ,mbretëresha e prodhimeve të frutave bio zonës që këtë vit erdhi në çdo formë të mundshme, nga fruti i freskët, te reçeli, likeri artizanal apo ëmbëlsirat me bazë qershie që i dhanë shije të veçantë festës. Fermerët e Godoleshit, të buzëqeshur dhe krenarë për prodhimin e tyre cilësor, shprehën kënaqësinë për interesin e tregut, duke theksuar se këtë vit çmimi i qershisë ka arritur në 300 lekë/kg, një rritje e justifikuar nga cilësia e lartë dhe kërkesa në rritje.
 “Kemi pasur një sezon të mbarë dhe tregtarët e kanë vlerësuar mundin tonë. Cilësia e qershisë sonë nuk ka krahasim,” u shprehën disa prej fermerëve të pranishëm.Nga ana tjetër, banorët e Godoleshit shprehën gëzimin dhe mirënjohjen për organizimin e kësaj feste, duke kërkuar që Bashkia Elbasan të përfshijë më shumë aktivitete të tilla në një kalendar vjetor, që jo vetëm gjallëron zonën, por edhe i jep shtysë zhvillimit turistik dhe ekonomik.
 “Festa si kjo na lidh më shumë me njëri-tjetrin dhe na bën të ndihemi krenarë për rrënjët tona. Qershia është më shumë se një frut për ne, është simbol i kujdesit, përkushtimit dhe dashurisë për tokën”  u shpreh një prej të moshuarve të fshatit.
 “Qershi dhe Dashuri” është më shumë se një festë,është një thirrje për të vlerësuar punën e njerëzve të thjeshtë, për të njohur pasuritë natyrore dhe për të ruajtur me dashuri trashëgiminë tonë kulturore. Ky aktivitet po shndërrohet çdo vit në një pikëtakim të bukur mes traditës, zhvillimit të qëndrueshëm dhe krenarisë vendase.
Godoleshi , me qershitë e tij të mrekullueshme dhe njerëzit plot shpirt, dëshmon se dashuria për tokën dhe rrënjët është forca më e madhe që mund të ndërtojë të ardhmen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...