Maroku kualifikohet për Botërorin 2026, e para kombëtare afrikane

Maroku ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin këtë sukses. Surpriza e Botërorit 2022, e cila eliminoi Portugali në çerekfinale, triumfoi bindshëm me rezultatin 5-0 ndaj Nigerit, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në stadiumin e ri Moulay Abdellah.

Skuadra marokene dominoi totalisht takimin e vlefshëm për javën e shtatë të kualifikueseve afrikane, duke vulosur kualifikimin për turneun që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Pas këtij rezultati, Maroku kryeson grupin me 18 pikë të plota, ndërsa Tanzania renditet e dyta me 9 pikë. Zambia ka 6, Nigeri 4, dhe Kongo mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Me këtë sukses, Maroku bëhet kombëtarja e 14-të që siguron pjesëmarrjen në “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”, bashkë me Japoninë, Zelandën e Re, Iranin, Argjentinën, Uzbekistanin, Korenë e Jugut, Jordaninë, Australinë, Brazilin, Ekuadorin, Uruguain, Kolumbinë dhe Paraguain.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME