Deklarata e Xhakës pas 4-0 ndaj Kosovës ndez zemërim te shqiptarët

Kosova, nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, ka nisur me humbje rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026. Përfaqësuesja dardane u mposht 4-0 nga Zvicra në Bazel, në një ndeshje të Grupit B.

Takimi u vendos që në pjesën e parë, ku zviceranët shënuan katër gola, duke e kthyer sfidën në një përvojë të vështirë për Kosovën.

Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili e ka origjinën shqiptare, u ndal te paraqitja e skuadrës dhe golat e shënuar:

“Pjesa e parë ishte ndoshta më e mira që kemi bërë pas një kohe të gjatë. Nëse do të kishim luajtur në të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, rezultati mund të shkonte 6-0 ose 7-0. Kosova nuk ishte dobët, por ne ishim në një gjendje shumë të mirë. E gjithë bota e di që jam shqiptar me zemër dhe gjak, por sonte i festova golat sepse përfaqësoj Zvicrën,” tha Xhaka.

Kosova do të kërkojë reagim në ndeshjen e radhës kundër Suedisë në shtëpi për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...