Edi Rama promovon TEA, aplikacionin që sjell eventet turistike të Shqipërisë

Aplikacioni TEA (Tourism Events of Albania) ofron një përvojë të përmirësuar dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kalendari i eventeve turistike TEA sjell aktivitete për muajin shtator, duke përfshirë koncerte, festa, tradita dhe më shumë. Rama ftoi qytetarët dhe turistët të shkarkojnë aplikacionin për të mos humbur asnjë nga eventet turistike që zhvillohen në vend:

“Shkarko TEA në celularin tënd dhe informohu për festat dhe organizimet turistike që ndodhin kudo në Shqipëri. Art Fest, teatër, koncerte, udhëtime turistike, agroturizëm dhe gastronomi dhe shumë të tjera,” u shpreh Rama, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të turizmit shqiptar.

TEA është udhërrëfyesi digjital i vetëm i Shqipërisë turistike, duke ofruar informacion të shpejtë, të saktë dhe të përshtatur për turistët. Ai lejon përdoruesit të eksplorojnë destinacionet turistike, të njihen me monumentet historike, aktivitetet kulturore dhe artistike, si dhe me informacion mbi shërbimet turistike si hotele, bare, restorante dhe kontakte të rëndësishme.

Aplikacioni është i organizuar në një format të thjeshtë dhe intuitiv, që u mundëson udhëtarëve të planifikojnë itinerarin e tyre lehtësisht. TEA është falas dhe i disponueshëm në Apple Store dhe Play Store, si projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....