Pesë lojtarë në spital pas aksidentit, ndeshja e Europianit 2027 shtyhet

Ndeshja mes përfaqësueseve U21 të Francës dhe Luksemburgut, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në Lorient për kualifikueset e Europianit 2027, është shtyrë për në datën 3 tetor. Vendimi erdhi pas një incidenti me autobusin e delegacionit luksemburgas, që bëri të pamundur zhvillimin e takimit.
Pesë futbollistë të Luksemburgut U21 përfunduan në spital, por të gjithë u liruan pasi gjendja e tyre u vlerësua e mirë.

Autobusi, që po transportonte skuadrën nga stadiumi Stade du Moustoir drejt hotelit në Ploermel, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një problem shëndetësor i shoferit.Shoferi, 53 vjeç, me nëntë vite shërbim, nuk kishte precedent aksidenti dhe dispononte dokumentacion të rregullt mjekësor. Kompania e transportit theksoi se ai kishte kaluar testet për alkool dhe drogë, duke përjashtuar këto si faktor të mundshëm.

Federatat e të dy vendeve, në bashkëpunim me UEFA-n, vendosën të shtyjnë ndeshjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e futbollistëve. Pavarësisht frikës fillestare, askush nga ekipi i Luksemburgut nuk pësoi lëndime serioze.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...