Restaurimi i Kalasë së Kaninës, ndërthurje ekspertize shkencore dhe kulturore

Kalaja e Kaninës në Vlorë po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, me qëllim të ruajtjes, forcimit dhe përmirësimit të aksesit për vizitorët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot pamje nga punimet, duke theksuar se ky projekt, i financuar nga Banka Botërore, realizohet në bashkëpunim mes MEKI, FSHZH-së dhe Bashkisë Vlorë.

Ai shtoi se projekti është hartuar nga ProSkene dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Albania, duke kombinuar ekspertizën shkencore, arkitektonike dhe kulturore në shërbim të trashëgimisë sonë.

Punimet përfshijnë konsolidimin e strukturave, ndërhyrje restauruese dhe konservuese, si dhe elementë rijetësues që pasurojnë përvojën e vizitorëve.

Ministri Gonxhja nënvizoi se Kalaja e Kaninës së shpejti do të shndërrohet në një atraksion kulturor dhe turistik, duke shërbyer për identitetin historik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Valdrin Pjetri është emëruar...

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...