Berisha denoncon diferencën e thellë mes pagës minimale 408 euro dhe rrogës së kreut të SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se Shqipëria është vendi me hendekun më të madh mes rrogës minimale dhe asaj maksimale, sipas statistikave të Eurostat.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se rroga minimale në Shqipëri ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2023, në 408 euro, ndërsa pagat e larta janë rritur me 30-40%. Ai citon shembullin e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili merr një rrogë neto prej 7,000 euro, 15 herë më shumë se paga minimale.

Berisha shtoi se ky hendek në Shqipëri është ndër më të thellët në botë, duke krahasuar situatën me vende të tjera në Europë dhe rajon. Ai u shpreh se ndërkohë që rroga minimale nuk rritet, çmimet e produkteve ushqimore dhe mallrave të tjera janë stratosferike, duke rritur vështirësitë për qytetarët shqiptarë.

Sipas Berishës, asnjë funksionar tjetër në Ballkan, përfshirë presidentë, kryeministra, gjykatës apo prokurorë, nuk merr një rrogë të ngjashme me atë të kreut të SPAK. Ai përfundoi duke theksuar se kjo diferencë e madhe thellon pabarazitë ekonomike dhe çon në tensione sociale në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME