AF Elbasani prezanton Filip Antovskin, 25-vjeçari përforcon krahun e majtë

ELBASAN, 04 shtator 2026 / Albania Express News / – AF Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar mbrojtësin 25-vjeçar Filip Antovskin.

Futbollisti i bashkohet skuadrës verdheblu me synimin për të mbuluar boshllëkun e krijuar pas largimit të Emiljano Mustës. Antovski pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin defensiv dhe të sjellë konkurrencë në formacionin e skuadrës elbasanase.

Por lëvizjet e AF Elbasanit në këtë pozicion nuk përfundojnë me Antovskin. Klubi verdheblu pritet të prezantojë në vijim edhe Ifeanyi Joseph, i cili gjithashtu është afruar për të njëjtin rol.

Mungesa e Joseph në prezantimin e tij është e lidhur me procedurat e dokumentacionit, ndërsa klubi po pret përfundimin e formaliteteve për ta bërë zyrtare edhe këtë afrim.

Me këto lëvizje, AF Elbasani vijon të konsolidojë organikën në prag të startit të sezonit të ri, duke synuar të ketë alternativa të mjaftueshme në çdo repart dhe një skuadër sa më konkurruese për objektivat e kampionatit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“VIAJAR”: Shqipëria, zgjedhja perfekte për një udhëtim mes detit, historisë dhe natyrës

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Nëse...

Shkumbini në pritje të rikthimit, Peqini kërkon përgjigje nga bashkia për sezonin e ri

PEQIN ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Teksa futbolli...

Zjarri në Qukës-Shkumbin vihet nën kontroll, reagim i shpejtë i banorëve dhe forcave zjarrfikëse

PRRENJAS ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...