Rreth Nesh

“Albania Ekspres News” lindi nga besimi se gazetaria nuk është zëdhënëse e pushtetit, por një mburojë e të vërtetës dhe një mjet në shërbim të qytetarit. Në zemër të kësaj platforme mediatike qëndron një grup gazetarësh profesionistë , analistësh dhe qytetarësh të ndërgjegjshëm që nuk pranojnë të jenë pjesë e zhurmës, manipulimit dhe interesave të fshehura.Ne jemi të pavarur nga çdo ndikim politik apo ekonomik. E vetmja axhendë që ndjekim është e vërteta. Çdo lajm, analizë apo koment botohet me përgjegjësi të plotë dhe me respekt të palëkundur për etikën dhe interesin publik.
Në një realitet ku shpesh lajmi bëhet mjet presioni, ne zgjedhim të jemi kundërrrymë.Ne jemi për transparencë, integritet dhe mendim të lirë.

“Albania Ekspres News” është alternativa për ata që kërkojnë gazetari profesionte , gazetari me bosht, fjalë me peshë dhe informacion që ndriçon.Ne jemi zëri i të vërtetës dhe i publikut që flet me fakte , jo propagantë.Ne jemi zëri që nuk blihet dhe i të vërtetës që nuk hesht.

Ne nuk jemi pjesë e asnjë klani, partie apo fuqie ekonomike dhe as nuk do të bëhemi. Besimi i publikut është kapitali ynë i vetëm.Çdo lajm, analizë apo koment që publikohet në këtë platformë kalon përmes një kriteri të vetëm: interesi publik dhe e drejta e qytetarëve për t’u informuar ndershmërisht.

Në një realitet ku zhurma mediatike shpesh fsheh faktet, ne zgjedhim qetësinë e arsyes, saktësinë e informacionit dhe kurajën për të folur hapur, pa frikë e pa ngurrim.Jemi këtu për ata që duan të kuptojnë, të mendojnë dhe të veprojnë të informuar. “Albania Ekspres News” nuk ndjek pushtetin, por e mban atë nën vëzhgim. Sepse një shoqëri demokratike nuk ndërtohet me lajme të blera, por me të vërteta të thëna me zë të lirë.

Ne raportojmë. Ju vendosni.

Mobile/Whatsapp

Mund të telefoni direkt redaksinë e Albania Express News

Email

Dërgoni email

Mund të nisni kërkesat tuaja në adresën elektronike zyrtare

Adresa jone

Mund të na vizitoni pranë adresës tonë zyrtare