Konflikti në resortin në Vlorë, Policia reagon pas pretendimeve të biznesmenit Vasil Beniaj: Po hetojmë ngjarjen

VLORË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur këtë të enjte në një resort në qytetin bregdetar, pas pretendimeve të biznesmenit Vasil Bedinaj.

Në njoftimin paraprak, Policia nuk konfirmon pretendimet e bëra nga Bedinaj për rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, por konfirmon se ka pasur një konflikt dhe se vetë pronari i resortit ka telefonuar Policinë, duke deklaruar se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:30, pronari i resortit ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë.

Menjëherë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ku gjatë ndjekjes së autorëve, dy persona që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Flamingo Mirror”, transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur pas mbytjes së varkës

BOTA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando...