Krizë te Sopoti i Librazhdit, lojtarët e huaj pa rroga dhe me borxhe

Nga Ledion Qoshku

Sopoti,prej një muaji, vazhdon përgatitjet intensive nën drejtimin e teknikut kuksian, Rraman Hallaçi. Ky i fundit ka marrë përsipër krijimin e një ekipi pretendent, që si objektiv kryesor ka ngjitjen në Kategorinë e Parë.Për këtë synim, në skuadër ka pasur shumë prurje të reja që janë testuar dhe provuar gjatë këtyre javëve. Tekniku është përqendruar më së shumti tek grupi i vjetër i lojtarëve, duke synuar disa përforcime elitare, por deri më tani gjithçka është ende në fazë testimi. Ekipi prej dy javësh po stërvitet në Elbasan, teksa ka zhvilluar edhe disa miqësore që kanë treguar një nivel të dobët tek librazhdasit. Sistemimi teknik që Hallaçi po mundohet t’i japë grupit ende nuk ka gjetur aplikimin dhe harmoninë e duhur te lojtarët.

Të dyja miqësoret, si ndaj Devollit ashtu edhe ndaj Tërbunit, librazhdasit janë mundur me rezultat dhe me lojë, duke lënë për të dëshiruar me paraqitjet e tyre. Probleme të mëdha kanë hasur edhe lojtarët e huaj, kryesisht për shkak të financave. Katër afrikanët që i janë bashkuar skuadrës edhe këtë sezon ndodhen në kufijtë e mbijetesës, pasi nuk kanë marrë asnjë lek paraprakisht. Ata janë detyruar të kërkojnë borxhe mes lojtarëve të tjerë, ndërkohë që drejtori teknik Xhafa i ka ndihmuar personalisht nga financat e tij.

Administratori Gega ka ngritur duart, duke u thënë lojtarëve se pagesat e para të rrogave do të bëhen vetëm kur të nisë kampionati, ndërsa për këtë fazë parapërgatitore klubi është mjaftuar duke u ofruar fjetje dhe ushqim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...