Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë qeveritare në periferi të Tiranës, nis takimi kryeministrit Edi Rama me 12 drejtuesit politik të PS dhe ministrat.

Ky takim planifikohen të mbahej në selinë e PS.
Pas thirrjeve për të protestuar përpara selinë rozë dhe gjuajtur me vezë pjesëmarrësit, mbledhja u transferua në një prej vilave qeveritare.

Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se anulimi takimit në selinë e PS lidhet me dy arsye.
E para shmangien e incidenteve të mundshme në një zonë e mbushur plot me turistë dhe jo fort e lehtë për të garantuar një perimetër të gjerë sigurie.
E dyta lidhet me mos dhënien “ushqim” algoritmit të protestës që synonte prodhimin e videove me goditjen me vezë të ministrave dhe drejtuesve politik.
Ky takim i sotëm është konceptuar si vijim i asaj çfarë u prodhua në Pogradec me synimin final, avancimin në të zbatuarin e angazhimeve në dokumentin Besa dhe Pasqyra Albania.
Në kushtet kur nga Pogradeci, Edi Rama u kërkoi drejtuesve politik të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, nuk përjashtohet mundësia diskutimit të kësaj çështje të takimin e sotëm.
Duke nisur nga kjo e shtunë drejtuesit politik nisin një tur në 12 qarqe bashkë me deputetët e PS ku do të shpjegojnë më bazën socialiste, Besën dhe Pasqyra Albania.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Transferimi në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit

TIRANË, 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Erion Veliaj ka...

Policia e Shtetit, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshm

TIRANË, 29 tetor 2026 / Albania Express News/ –...

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë, ‘kunja’ për Messin: Futbolli u përket fansave

BOTA , 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo...