Situatë kritike në Librazhd, zjarri përhapet me shpejtësi dhe u afrohet banesave në lagjen pranë ish stacionit të trenit në fshatin Xhyrë

LIBRAZHD , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Një situatë kritike është krijuar pasditen e sotme në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre.

Zjarri, i cili ka nisur që prej mesditës, është përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni dhe bimësia e thatë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa situata është bërë veçanërisht shqetësuese pas orës 17:00, kur zjarri është afruar pranë banesave në zonën e ish-stacionit hekurudhor të Xhyrës dhe pranë rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas.

Përballë përmasave të vatrës dhe rrezikut për zonat e banuara, në terren janë mobilizuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimeve të MZSH-së nga Librazhdi, Prrenjasi ,Elbasani, Gramshi dhe Cërriku.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe objektet që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim, ndërsa përhapja e flakëve në masivin pyjor e vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Autoritetet vijojnë të jenë të angazhuara në operacionin për izolimin e vatrave dhe shmangien e çdo rreziku për banorët e zonës.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...

“Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Posaçme...