Rama: Çdo karrige publike kërkon pemë në Fondin e Gjelbër

Në kuadër të punës për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama deklaroi se për çdo karrige në hapësirë publike të kufizuar do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër, që do të krijojë qeveria e re.

Rama ndau pamje nga puna e përditshme për lirimin e hapësirave që janë zënë padrejtësisht nga bizneset. Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe pronarëve të biznesit të tregojnë durim, duke paralajmëruar se së shpejti do të vendosen kushtet e reja për vendosjen e karrigeve jashtë.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe funksionalitetit të çdo biznesi, sipas standardeve kombëtare të mikpritjes, jo vetëm në zonat turistike, por në të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se po hartohet Rregullorja Kombëtare, e cila do të përcaktojë me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Puna ka nisur që në korrik dhe do të vijojë si pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, me angazhim të pushtetit vendor dhe qendror për të mbrojtur cilësinë e jetës në komunitet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Himarë/ Aksion për pastrimin e qytetit, transformohet zona e ish-stacionit elektrik

Vijon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e çdo zone...

Korçë / Vijon pa ndërprerje pastrimi i borës në rrugën e Panaritit, garantohet qarkullimi për banorët

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Korçës...

Transfertat në Superiore, Vllaznia për t’u kthyer tek fitorja ndaj Partizanit

Nga Endrri ÇINARI Vllaznia po kalon një sezon me dy...

Federata mbron kapitenin Muriqi: Shembull i lidershipit dhe unitetit që Kosova përfaqëson

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas...