Tragjedi në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, një burrë ndodhet në gjendje të rëndë

KOSOVË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kaluar në Malishevë të Kosovës, ku një grua ka humbur jetën pas plagosjes me armë zjarri, ndërsa një burrë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas raportimeve të mediave nga Kosova, gruaja e plagosur ishte shtatzënë në javën e 34-t. Ajo u transportua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në repartin e Emergjencës.
Ndërkohë, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe të paqëndrueshme shëndetësore. Raportohet se ai është i intubuar dhe po mbahet në respirator, ndërsa mjekët vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin e tij.

Rasti është konfirmuar edhe nga Emergjenca e QKUK-së. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes, identitetin e personit apo personave të dyshuar dhe motivin e të shtënave.
Policia pritet të japë më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike janë në zhvillim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas drejtuesve të PS, Rama mbledh ministrat. Çfarë pritet të diskutohet në Pogradec

POGRADEC , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin. Banesat në rrezik serioz

PUKË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Situata vijon të...

Kampionët “shkundin” Tiranën, Egnatia feston 3-0 në start

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia e nis...