Tragjedi në Luksemburg: pesë viktima, tre shqiptarë nga Kosova

Një aksident tragjik rrugor ndodhi mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, në segmentin mes Heiderscheid dhe Feulen, ku humbën jetën pesë persona. Tre prej viktimave raportohet se janë shqiptarë nga Kosova.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:10, kur një automjet dhe një furgon u përplasën ballë për ballë, duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Të pesë personat që ndodheshin brenda mjetëve ndërruan jetë në vend.

Në terren u angazhuan forca të shumta të emergjencës, ekipe të ndihmës së shpejtë, zjarrfikës dhe një helikopter shpëtimi, por asnjë nga pasagjerët nuk mundi të shpëtohej.

Policia kriminalistike ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se një nga automjetet ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...