KOSOVË ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive ka nisur punimet e seancës. Ai ka ftuar Albin Kurtin për të dhënë propozimin për kryetar të kuvendit.
“Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet kërkojmë më shumë kohë”, tha Kurti, raporton korrespondentja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami.
Pas fjalës së Kurtit, ishte deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Time Kadriaj, u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit.
Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike. Dehari më pas ndërpreu seancën.

