Wendt u konfirmua nga Senati si ambasador në Shqipëri, Ambasada e SHBA: E presim me kënaqësi, do të mbështesë vizionin e Trump për siguri të përbashkët

TIRANË ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Përmes një postimi, ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.
Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Realiteti i ri klimatik”/ Nxehtësia ekstreme dhe zjarret, sinjal alarmi për planetin

BOTA,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Pothuajse gjysmë milioni...

Intelektuali, drejtuesi dhe personaliteti i shquar i sportit elbasanas Artin Kovaçi feston ditëlindjen

ELBASAN ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Një ditë...

“Qëllimi i Kievit, të nxjerrë serbët nga kampi i Rusisë”, Zelensky takohet me Vuçiç në Serbi, aleatin e Putin-it

UKRAINË ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Presidenti ukrainas...