Pamje magjepsëse nga Alpet: Rama ndan momentet në rrjetet sociale

Alpet shqiptare mbeten një nga destinacionet më tërheqëse për turizmin malor, duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj në çdo stinë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga ky rajon, ku majat e thepisura të maleve duken si të kuroruara nga retë.

Relievi i pasur i Alpeve shqiptare shtrihet mes luginave të lumenjve me ujëra të kristalta si Shala, Valbona, Curraj, Cemi dhe Moraça, ndërsa liqenet akullnajore si ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit apo Sylbicës ofrojnë një qetësi përrallore. Bimësia e dendur dhe kontrastet natyrore i japin këtij territori një bukuri unike.

Male si Radohima, Maja e Hekurave, Maja e Arapit dhe Shkëlzeni krijojnë panorama të mrekullueshme që tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori. Alpet shqiptare janë një thesar i vërtetë natyror dhe turistik që pret të zbulohet çdo ditë e më shumë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...