Kur të harrojnë deri në vdekje!

Nga Xhensil Shkëmbi 

Sot m’u desh të raportoja një lajm të vështirë. Një burrë 60 vjeçar kishte vdekur prej muajsh (mendohet prej Dhjetorit) e askush nuk ishte kujtuar për të

Pas një dere të mbyllur, trupi i një 60-vjeçari priste të kujtohej, ndërsa muret ruanin erën e vetmisë. Ai jetonte vetëm, me zemrën e lodhur dhe trupin e brishtë, ndërsa bota jashtë vazhdonte ritmin e saj, pa pyetur se kush mbeti prapa. Kur policia hyri në banesë paraditen e sotme, gjurmët e jetës së tij ishin zbehur, ashtu si kujtimet e atyre që dikur mbase e quanin njeri të dashur.

Është e dhimbshme të mendosh se nga dhjetori e deri në fund të gushtit, askush nuk trokiti në derën e tij. Një telefonatë, një vizitë, një kujtesë e vogël do të mjaftonte për ta ndalur këtë epilog të trishtë. Dy fëmijët, njëri jashtë Shqipërisë e tjetri në Tiranë, ndoshta të zënë me jetën e tyre, e humbën fillin e lidhjes me të. Edhe vëllai, që jetonte në kryeqytet, tregonte se koha i iku mes punës e angazhimeve, derisa vonesa u kthye në faj.

Ai tregonte se kishte ardhur vetëm tani, gjatë lejes së zakonshme, për të parë shtëpinë e përbashkët. Por dera që hapi nuk i dha mundësinë të gjejë vëllanë e gjallë, por një trup që prej muajsh kishte heshtur nën peshën e harresës. Një skenë e rëndë, që lë në heshtje lagjen, që lë pezull mendimin e secilit prej nesh: sa shpesh harrojmë të kujtojmë ata që kemi pranë, derisa vonë është shumë vonë.

Sepse nuk është vetëm trupi ai që dekompozohet nga koha, është edhe kujtesa, kur nuk dimë t’i japim kohë kujdesit, dashurisë dhe pranisë për ata që ndoshta nuk na kërkojnë, por kanë më shumë nevojë se kurrë.

E sidomos kur bëhet fjala për gjakun tënd, babain, vëllain…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...