Beteja me piramidat online/ Erion Braçe denoncon Xuexa: Qytetarët nuk mund të tërheqin paratë e tyre

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon denoncimet për skemat piramidale online në rrjetet e tij sociale. Deputeti ka denoncuar kompanin Xuexa e cila për të që po mashtrojnë qytetarët online, me investime në kriptovaluta, teksa bën thirrje për vigjilencë. Braçe shprehet se tani kompania ka ndërprerë daljen nga platforma të qytetarëve, duke mos lejuar që të marrin pas paratë që kanë investuar. Ai i bënë thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK që të veprojë. 

REAGIMI 

“Beteja me piramidat online! Xuexa ju nëninterpreton viktimat, duke ju bllokuar daljen nga platforma dhe tërheqjen e parave, kjo ndodhi që nga dje! Të gjithë ata nga Divjakë e Lushnjë, që kanë tentuar të dalin dje dhe sot nga Xuexa, kanë hasur vështirësi për të dalë dhe për të tërhequr paratë. Ata duhet të kalojnë nga muri i tyre në platformë, për të transferuar paratë në Binance dhe më pas për të vazhduar për të tërhequr cash në Kosovë! (Albin, di ndonjë gjë për këtë?)

Shenja e dytë më e qartë e piramidës është kjo! A e mbani mend rrapushin manual? Tregojani fëmijëve që të bindën më në fund! Për banorët e Divjakës e Lushnjës, të cilët janë zhytur në këtë piramidë online, kam tani këtë lutje: Dje në mbrëmje, pasi u ndaluan të dilnin nga Xuexa, ata u njoftuan në Telegram për një grup të ri dhe një platformë të re, ku do të transferoheshin paratë e tyre!

Mooooos e hani edhe këtë gënjeshtër! Boooooll, ju kanë gënjyer e grabitur! Boooooll! Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, Krimin Kibernetik, Krimin Ekonomik dhe Financiar, Prokurorinë e Fierit, Tiranës, dhe SPAK-un gjithashtu: Nxitoni, nxitoni, njerëzit e Xuexa janë ende në Divjakë dhe Tiranë; veproni, sepse mijëra njerëz po grabiten”!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas drejtuesve të PS, Rama mbledh ministrat. Çfarë pritet të diskutohet në Pogradec

POGRADEC , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin. Banesat në rrezik serioz

PUKË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Situata vijon të...

Kampionët “shkundin” Tiranën, Egnatia feston 3-0 në start

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia e nis...