Gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda një automjeti të përfshirë nga flakët në Korçë, dyshohet se është vetëdjegur

KORÇË , 21 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe efektivët e zjarrfikëses, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet paraprake të mbledhura në vendngjarje, dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit. Megjithatë, kjo mbetet një pistë paraprake dhe do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë me saktësi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave për të zbardhur plotësisht shkakun e zjarrit, si edhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 66-vjeçarit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME