Bashkia e Elbasanit pranë komunitetit, vazhdon pastrimin e kanaleve kulluese

Ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike (ASHP) në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit vijojnë punën intensive për pastrimin e kanaleve kulluese në të gjitha zonat rurale. Ky proces është pjesë e strategjisë së bashkisë për parandalimin e përmbytjeve dhe garantimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për banorët.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka theksuar se prioritet i bashkisë është të jetë gjithmonë pranë komunitetit dhe të sigurojë që çdo problem i qytetarëve të trajtohet me seriozitet.

Bashkia e Elbasanit apelon tek të gjithë banorët për të mbajtur zonat e tyre të pastra dhe për të bashkëpunuar me ekipet në terren. Investimet dhe puna e vazhdueshme e ASHP dhe bashkisë synojnë krijimin e një mjedisi të pastër, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME