Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja : Rritja e turizmit u ngadalësua në qershor, duhet vëmendje ndaj perceptimit për Shqipërinë

TIRANË, 17 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot gjatë prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë fjalës së tij në panelin e III – Investimet në Bujqësi dhe Turizëm, Gonxhja e vuri theksin tek shifrat e turistëve gjatë gjashtë muajve të parë duke theksuar nevojën për vëmendje ndaj zhvillimeve në sektor.

“Në muajin maj kishim një rritje shumë të lartë. Në 5 mujorin e parë të vitit kemi një rritje prej 8.2% të numrit të turistëve, pastaj vetëm në maj 16% në raport me 2025. Në qershor kemi një rritje prej 1.2 % dhe kjo është goxha shqetësuese”.

Sipas tij, kjo rënie e ritmit përbën një ndryshim të ndjeshëm krahasuar me trendin e muajve të parë të vitit.

“Është një rënie shumë e konsiderueshme në raport me trendin e 5 mujorit është 7 herë më pak. Kemi një goditje shumë të fortë, doja ta thosha pasi e kemi deklaruar edhe publikisht as mos të duket se duam të bëjmë zhurmuesin apo të dalim kundër situatës së protestës, por me shumë takt kemi thënë që kjo lokomotivë e ekonomisë së vendit është  shumë e fuqishme, por është shume delikate ekonomia e turizmit dhe ka të bëjë me atë që njerëzit që marrin si perceptim për së largu për vendin që ata vizitojnë”, nënvizoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja theksoi se ekonomia e turizmit ndikohet ndjeshëm nga perceptimi që krijojnë vizitorët potencialë për destinacionin.

“Duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këtë pikë, pasi është një ekonomi që rritet me shumë biznese me shumë pjesë të industrisë së turizmit që janë shumë sektoriale, qarkulluese dhe të cilat ndikojnë dhe impaktojnë shumë pjesë të ekonomisë”, tha Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Drejt përfundimit shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

KSAMIL , 17 korrik 2026 /Albania Express News/- Kryeministri...

Një foto, një epokë/ Ja sa vjeç ishin yjet e Spanjës kur debutoi Messi, dy prej tyre nuk kishin lindur ende…

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Kur Lionel Messi...

Botërori 2026, Spanjë-Argjentinë është një finale për super të pasurit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...