Nxënësi Loris Qosja i klasës së 9-të në shkollën “7 Marsi” në Cërrik , ngre për herë të dytë flamurin shqiptar në majat e shkencës botërore

CËRRIK ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Për herë të dytë, Loris Qosja na bën krenarë me arritjet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Nxënësi i klasës së 9-të në shkollën “7 Marsi” në Cërrik ka fituar medaljen e artë në finalen e madhe të International Stem Olympiad, e zhvilluar në Itali, duke ngritur flamurin shqiptar mes 56 shteteve pjesëmarrëse.

Vetëm pak muaj më parë, 15-vjeçari nga Cërriku u rendit i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për klasat e 9-ta, mbajtur në Orlando, SHBA, ndërsa fitoi edhe vendin e tretë në Olimpiadën e Kimisë.

Arritjet e Lorisit janë një burim krenarie jo vetëm për familjen dhe shkollën e tij, por edhe për gjithë Shqipërinë.

Ai është shembull i përkushtimit dhe talentit, duke dëshmuar se nxënësit shqiptarë mund të konkurrojnë dhe të shkëlqejnë në skenën botërore.

Në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, zhvilluar në Orlando në periudhën 9–16 janar 2026, juria e shpalli Loris Qosjen fitues absolut, duke i dhënë një tjetër trofe të rëndësishëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...