Lini, bukuria piktoreske që tërheq turistë vendas dhe të huaj

Lini, rreth 22 km larg Pogradecit, është një nga atraksionet më të preferuara, jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për turistët e huaj. Pas zbulimeve arkeologjike më të fundit, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm në Europë, fshati po tërheq edhe më shumë vizitorë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot pamje nga Lini, ku turistë të shumtë vizituan këtë vend, duke fotografuar bukuritë dhe mozaikët e vjetër. “Lini, vendbanimi më i vjetër në Europë, ka qenë këtë verë magnet për turistët, jo vetëm për bukuritë buzë Liqenit të Ohrit, por edhe për Bazilikën Paleokristiane, një monument me mozaikë të mrekullueshëm të shek. V–VI,” shkruan Gonxhja.

Bazilika e Linit këtë sezon u vizitua nga 4735 turistë, prej të cilëve 3298 ishin të huaj dhe 1437 vendas. Në Lin janë ndërtuar disa bujtina që mirëpresin vizitorë nga e gjithë bota. Fshati, i vogël dhe piktoresk, shfaqet menjëherë sapo zbret Qafëthanën në Pogradec, duke ofruar peizazhe të rralla.

Sipas gojëdhënave, gadishulli i Linit dikur ishte një ishull i bukur me bimësi të dendur. Jeta aty ka filluar në Epokën e Hekurit dhe ka vazhduar deri në Mesjetën e Hershme. Origjina e emrit thuhet se lidhet me ushtarët e Jul Çezarit, të cilët, mahnitur nga bukuria, thanë “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...