Goditja e grupeve kriminale, reagon kreu i SPAK, paralajmëron Braho: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen dhe të përdoren për qëllime të ligjshme

TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

Ky reagim vjen pas aksion ku u godit grupi i strukturuar kriminal me 10 anëtarë, konkretisht:
Nikoll Bibaj
⁠Isa Aliu,
⁠Sokol Bibaj
⁠Florjan Musaj
⁠Armando Pacani
⁠Denis Matoshi
⁠Naldi Yzeiraj
⁠Oklid Aliu
⁠Dritan Gjika
⁠Shpëtim Aliu

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.
Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.
Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.
Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.
SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, shprehet Braho.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rivali i Elbasanit prek fundin! Ekipi i Gvozdenoviç me shumë fat, kundërshtari në Europë i dënuar edhe nga UEFA

ELBASAN,16 qershor 2026/Albania Express News/Elbasani është klubi më me...

SHORTI I CONFERENCE LEAGUE/ Historike për Vllazninë! Dinamo pafat, Elbasani e nis me këmbën e mbarë (E PLOTË)

TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Ekipet shqiptare mësouan sot...

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

BRUKSEL ,16 qershor 2026/Albania Express News/Gjatë seancës plenare të...

Mandati politik nuk është pronë personale!

NGA VLADIMIR MUÇAJ TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Në demokracitë...