Revoltë në Dardhë të Librazhdit/ Banorët shembin gardhin e një HEC-i, pretendojnë se u është bllokuar uji i pijshëm dhe ai për vaditje: “Po mbrojmë të drejtën tonë jetike”

LIBRAZHD ,14 qershor 2026/Albasan Express News/Tensione dhe incidente janë regjistruar këtë fundjavë në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd, ku një grup banorësh , në shenjë revolte, kanë shembur gardhin rrethues të një hidrocentrali (HEC), duke e akuzuar administratorin e këtij HEC-i se aktiviteti i tij po u privon aksesin për furnizimin me ujin e pijshëm dhe atë të nevojshëm për vaditjen e tokave bujqësore.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë banorët teksa ndërhyjnë në objekt, në një situatë të tensionuar që, sipas tyre, është pasojë e një problemi të mbartur prej kohësh dhe e mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse.

Sipas pretendimeve të banorëve, konflikti lidhet me shfrytëzimin e burimeve ujore në zonën e njohur si “Gurra e Bardhë”. Ata deklarojnë se ka ekzistuar një marrëveshje e mëparshme me administratorin e HEC-it dhe institucionet vendore që gjatë sezonit të verës prioritet t’i jepej furnizimit të komunitetit me ujë për konsum dhe vaditje, por pretendojnë se kjo marrëveshje nuk është respektuar asnjëherë dhe gjatë këtij viti situata është rënduar ekstremisht keq.

Banorët ngrenë gjithashtu dyshime se gardhi rrethues i objektit është ndërtuar pa dokumentacionin përkatës ligjor dhe shprehen se, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të vazhdueshme, nuk kanë marrë zgjidhje konkrete nga autoritetet.

Incidentet e kësaj të doele tregojnë keqmenaxhimin e burimeve natyrore dhe mungesën e balancës mes interesit publik dhe aktivitetit privat. Nga njëra anë, banorët e fshatit Dardhë argumentojnë se po mbrojnë një të drejtë jetike, atë të aksesit në ujë, ndërsa nga ana tjetër, dëmtimi i pronës ngre çështje që kërkojnë trajtim ligjor dhe institucional.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me incidentin apo pretendimet e ngritura nga banorët. Pritet që autoritetet të verifikojnë rrethanat e ngjarjes, ligjshmërinë e pretendimeve dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për sqarimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot protesta e 15 në Tiranë/ “Shqipëri e Re”, shqiptarët në revoltë kundër Ramës: Jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

TIRANË ,14 qershor 2026/Albania Express News/Këtë të diel është...

Berisha: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër Ramës, lëvizja qytetare do të fitojë

TIRANË, 14 qershor 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...

Protestat, Rama: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet

TIRANË, 14 qershor 2026/ Albania Expresss News/Kryeministri Edi Rama...

LAJM I FUNDIT | Punonjësi i Policisë humb jetën në banesë; dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit

TIRANË ,14 qershor 2026/Albania Express News/ Informacion paraprak Më datë...