Ndryshime të mëdha te Besiktas: Italiano merr stolin, si ndikon te Rashica dhe blerja përfundimtare e Asllanit

TURQI ,5 qershor 2026/Albania Express News/Vincenzo Italiano pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së njohur turke, Beşiktaş. Sipas raportimeve të fundit mediatike, ish-tekniku i Bologna-s ka gjetur akordin e plotë me drejtuesit e klubit nga Stambolli dhe zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohësh.

Ish-timonieri i Fiorentina-s pritet të hedhë firmën mbi kontratë ditën e sotme, ku do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që do ta lidhë atë me “Shqiponjat e Zeza”, duke nisur kështu një aventurë të re premtuese në elitën e futbollit turk. Te ky klub, tekniku italian do të gjejë yllin e Kosovës, Milot Rashica, si dhe mesfushorin kuqezi Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në Stamboll si i huazuar në gjysmën e dytë të sezonit.
Drejtuesit turq po vlerësojnë seriozisht mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të Asllanit, dhe emërimi i Italianos në stol mund të rezultojë vendimtar për qëndrimin e shqiptarit në Turqi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë/ Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/ Gjatë persona të shpallur...

Tragjedi në aksin Kardhiq–Delvinë/ Përplasen dy automjete në Fushë Vërri, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

DELVINË,5 qershor 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë ka...

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

VLORË,5 qershor 2026/Albania Express News/Një person i identifikuar si...