Krim brenda familjes në SHBA/ Gjashtë persona humbin jetën pas të shtënave me armë, mes tyre edhe autori 52-vjeçar

SHBA,2 qershor 2026/Albania Express News/Gjashtë persona kanë humbur jetën në SHBA pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konflikteve brenda familjes.

Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur pas një plage të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa sipas raportimeve lokale hetuesit besojnë se të gjitha viktimat ishin familjarë të tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. Policia mori fillimisht një njoftim për të shtëna pak pas mesditës. Në një banesë, oficerët gjetën katër persona të qëlluar me armë zjarri, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, McFarland ishte larguar nga banesa para mbërritjes së policisë. Ai u lokalizua më vonë pranë një ure këmbësorësh buzë lumit, ku u gjet me një plagë të vetëshkaktuar.
Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe dy viktima të tjera në vende të ndryshme të qytetit. Një burrë u gjet i vrarë në një banesë tjetër, ndërsa viktima e gjashtë u gjet në ambientet e një biznesi lokal.
“Gjetjet paraprake tregojnë se të shtënat lidhen me një konflikt familjar. Të gjitha viktimat besohet se janë familjarë të autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet konfirmuan se autori i dyshuar kishte precedentë penalë të mëparshëm, por nuk dhanë detaje të tjera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

Nga Kreshnik Spahiu TIRANË ,2 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e...

Zvërneci, Kakomeja dhe nevoja për transparencë

Nga Ermelinda Meksi VLORË,2 qershor 2026/Albania Express News/Debati që ka...