Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike. Policia e Shtetit: Dhunuan një protestues pa asnjë atribut ligjor

VLORË,1 qershor 2026/Albania Express News/Një tjetër veprim është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në lidhje me incidentet e ndodhura në Zvërnec tri ditë më parë gjatë protestave të qytetarëve kundër projektit që synohet të zhvillohet në këtë zonë.

Policia e Shtetit ka njoftuar se dy kompanive të sigurisë fizike, “Myrto Security” dhe “Major Security” iu është hequr licenca. Policia argumenton njëra pas tjetrës shkeljet e kryera nga ana e dy kompanive private, që kishin marrë përsipër sigurinë e zonës së rrethuar.
Një punonjës i “Major Security”, ndodhet i arrestuar për shkak se qëlloi me grusht një protestues ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi e tërhoqën zvarrë qytetarin, i cili ra pa ndjenja. Sipas policisë, dy të fundit kanë rezultuar se nuk ishin të licensuar nga “Major Security” për të ushtruar detyrën.

“Iu hiqet licenca 2 subjekteve ShPSF ‘Myrto Security 1.3A’ dhe ShPSF ‘Major Security’.
Vijojnë intensivisht hetimet administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për hetimin e plotë me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive në lidhje me veprimet dhe mosveprimet përgjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec, si dhe për ligjshmërinë e subjekteve private për sigurinë fizike që janë kontraktuar nga pronari, për ruajtjen dhe sigurinë fizike të pronës në Portonovë, Zvërnec.
Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje, konkretisht:
Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit.
Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre.
Ndërsa punonjësi i licencuar i subjektit ShPSF “Major Security”, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u proceduan penalisht, dhe nga verifikimet rezultoi se dy të proceduarit nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga subjekti SHPSF “Major Security”, kryen veprime arbitrare duke shpërdoruar detyrën dhe në tejkalim të kompetencave, pasi goditi me grusht një prej protestuesve, e morën me forcë dhe e çuan në brendësi të rrethimit duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti. Hetimet penale dhe administrative vijojnë”, shkruan Policia e Shtetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD anulon foltoren e të hënës prej protestës së paralajmëruar për Zvërnecin? Berisha: Sot do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Partia Demokratike pritet të anulojë...

Mot i qëndrueshëm dhe vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të hënë

TIRANË, 1 qershor 2026/Albania Express News/Ditën e hënë vendi...

Krenari, jo pendesë

Nga Erion Sqapi AF Elbasani e mbylli “Final 4” me...