Kastrioti ju pret…!

Nga Dëfrim Met’hasani

E hëna e 25 gushtit tashmë po afron. Kastrioti është bërë gati të presë që në mëngjes, bijtë dhe bijat e tij, por dhe mjaft miq nga të gjitha trojet shqiptare. Shkolla “Gjergj Kastrioti” është vendi i përzgjedhur, aty ku si zogjtë e shqipes do të vijnë qindra apo mijra njerëz nga brenda dhe jashtë vendit.

Artistët kanë konfirmuar pjesmarrjen, që nga vajza e Kastriotit dhe zëri magjik, Vera Laci, artistët “Big” dhe emrat e shquar të skenës, Haxhi Maqellara, Liri Rasha, Prena Beci, Dritan Jashari, Bledar Kaca, bashkë me zërat më të rinj por të të talentuar dibranë, Edmond Pernezha, Ylber Sopoti, Fatmir Toca dhe Melisa Manuka.

Mes tyre, do të interpretojë me fyell, djali i këtij vendi ish pjesmarrës në festivale folklorike kombëtare, Xhafer Shini. I ftuar nderi është aktori i famshëm nga SHBA, Xhevat Limani i cili do të luaj rolin e Skëndërbeut në vendin e të parëve të tij, ndërsa nuk do të mungojnë vallet e grupit të fëmijëve të pallatit të kulturës “Hali Stërmilli”, Peshkopi dhe artistët e SHKA Dibër e Madhe.

Artistja Vera Laçi e cila edhe do të marr dy vlerësime të rëndësishme, ka vendosur që të këndoj live me orkestrantët vyrtuozë dhe profesionist, si Leka Abaz dhe Leonard Gjoka. Pas koncertit, në kompleksin “Dani” luhet ndeshja për kupën “Qazim Laçi”, futbollistit të talentuar kuqezi që ka lindur në Kastriot dhe tashmë shihet si idhulli i të rinjve.

Nga Limnjani, Vranjti, Deshati, Borovjani, Sohodolli, Kastrioti, Kandrri, Kishaveci, Kuke, Përgjegje dhe Vakufi, secili që ka dëshirë jeni të mirptur. Ftesa nuk ka, por kush dëshiron të argëtohet, çmallet e lumturohet me vendin dhe njerëzit, është i mirë se ardhur. Qëndrimi dhe ushqimi janë sipas dëshirës.

Falenderoj djalin e thjeshtë, por patriot Rustem Laci për idenë dhe miqtë e mi për mbështetjen që më kanë dhënë në organizimin e të parës festë në Kastriot të Dibrës. Lus zotin që gjërat të na ecin mbarë…!

Kastrioti na pret!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...