Ferrari vihet nën “shënjestër”, kompania e njohur kryqëzohet pas prezantimit të makinës së re elektrike, aksionet në bursë bien frikshëm

BOTA,27 maj 2026/Albania Express News/Kompania ikonike italiane Ferrari ka prezantuar zyrtarisht makinën e saj të parë plotësisht elektrike, një hap historik për markën, por që është shoqëruar me reagime të përziera nga tregu dhe kritikët e industrisë automobilistike.

Modeli i ri, i quajtur “Luce”, u prezantua fillimisht përpara Presidentit të Italisë dhe Papa Leonit XIV në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, pranë Romës. Makina u shfaq si një projekt ambicioz që synon të çojë Ferrarin në epokën elektrike.
Gjatë prezantimit, presidenti i kompanisë John Elkann i shpjegoi Papës disa nga veçoritë e automjetit, ndërsa ai u ul edhe në timonin e makinës. “A është kjo Ferrari i parë me katër dyer?”, pyeti Papa, ndërsa Elkann u përgjigj se bëhet fjalë për modelin e parë me pesë ulëse.

Sipas të dhënave teknike, “Luce” zhvillon rreth 1,000 kuaj-fuqi, përshpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm 2.5 sekonda dhe ka një autonomi mbi 530 kilometra. Makina ka katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë, ndërsa çmimi në Itali raportohet të arrijë rreth 500 mijë euro.
Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të larta, reagimi i tregut ka qenë negativ. Aksionet e Ferrarit ranë me 8.4% në bursën e Milanos, ndërsa në tregjet amerikane u regjistrua një rënie prej 5.3%.
Kritikat janë përqendruar kryesisht te dizajni dhe identiteti i modelit, me ekspertë të industrisë që vënë në dyshim nëse makina ruan “shpirtin Ferrari”. Sipas disa analistëve, mungesa e motorit tradicional dhe vendosja e baterisë nën dysheme e kanë ndryshuar siluetën klasike sportive të markës.
“Makina nuk ka atë pamjen tipike të Ferrarit,” u shpreh një ekspert i industrisë automobilistike, duke shtuar se dizajni duket më i lartë dhe më pak dinamik krahasuar me modelet tradicionale të kompanisë.
Edhe kritikë të tjerë e kanë cilësuar modelin si “ndoshta më i diskutueshmi në historinë e Ferrarit”, duke ngritur pikëpyetje mbi çmimin e lartë dhe pozicionimin në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Prezantimi vjen në një moment kur industria globale e makinave po kalon një tranzicion të vështirë drejt elektrifikimit. Edhe pse Bashkimi Europian synon ulje drastike të emetimeve deri në vitin 2035, shumë prodhues kanë ngadalësuar planet për shkak të kërkesës së paqëndrueshme dhe kostove të larta.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, shitjet globale të makinave elektrike kanë arritur në 20 milionë njësi vitin e kaluar, duke përbërë rreth një në katër makina të shitura në botë. Megjithatë, tregu mbetet i ndikuar nga konkurrenca e fortë dhe pasiguria në rajone si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.
Pavarësisht investimeve miliardëshe në teknologjinë elektrike, sfida për Ferrarin dhe prodhuesit e tjerë të luksit mbetet e njëjtë: të ruajnë identitetin sportiv ndërsa përshtaten me një epokë të re të automobilizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

BOTA,27 maj 2026/Albania Express News/Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel...

Kurban Bajrami në Elbasan :Mijëra besimtarë mbushin sheshin e Bezistanit në atmosferë paqeje dhe besimi

ELBASAN,27 maj 2026/Albania Express News/Mijëra besimtarë elbasanas morën pjesë...