Sot ,45-vjetori i Elton Guranjakut, arkitektit të sukseseve të “AF Elbasani”

ELBASAN,24 maj 2026/Albania Express News/Sot feston 45-vjetorin ,drejtori sportiv i “AF Elbasani”, Elton Guranjaku, një nga figurat më të rëndësishme të futbollit elbasanas në vitet e fundit. Me përkushtim, profesionalizëm dhe një vizion të qartë për të ardhmen, ai ka qenë ndër njerëzit kyç në ringritjen dhe suksesin e klubit verdheblu.

Vetëm pesë vite më parë, Guranjaku mori përsipër sfidën e vështirë për të ndërtuar një skuadër nga e para, në një moment jo të lehtë për futbollin elbasanas. Me shumë punë, sakrifica dhe besim te projekti, ai arriti të krijojë një ekip konkurrues, duke e ngjitur “AF Elbasanin” në elitën dhe majat e futbollit shqiptar.

Sot, rezultatet dhe arritjet e klubit flasin vetë për një rrugëtim të ndërtuar me pasion, disiplinë dhe dashuri për fanellën verdheblu. Nën drejtimin sportiv të Elton Guranjakut, “AF Elbasani” është kthyer në një skuadër që frymëzon tifozët dhe përfaqëson me dinjitet qytetin në arenën kombëtare.

Në këtë ditë të veçantë, edhe “Albania Express News” i uron Elton Guranjakut shëndet, lumturi, suksese të pafundme dhe sa më shumë trofe e krenari në vazhdim.

Edhe 100 vite të tjera plot fitore, emocione dhe histori suksesi!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen e përbashkët me PE: Na rrëzuan amendamentet. Reagon PS: Tentuan të deformonin dokumentin

TIRANË,9 korrik 2026/Albania Express News/-Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi...

Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga samiti i NATO-s në Ankara

TURQI, 9 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...