Elbasani në avantazh pas pjesës së parë falë një autogoli të Flamurtarit

Elbasani sfidon në shtëpi rivalin e vjetër, Flamurtarin, në një përballje që premton emocione. Verdheblutë e nisin ndeshjen me vrull, duke u përpjekur që të diktojnë ritmin që në fillim. Përpiqen nga krahët, por hasin vështirësi të shkojnë drejt zonës dhe godasin portën mike. Nga ana tjetër, vlonjatët janë më të kujdesshëm dhe përpiqen të befasojnë, por goditja e Oshafit kalon ngjitur me shtyllën pingule. Elbasani kundërpërgjigjet me Loukilin, por është portieri që në dy kohë neutralizon topin.

Gjithsesi, goli i vendasve do të vinte në të 35-ën pas një gabimi trashanik të vlonjatëve. Martinez kthen një top të gabuar mbrapa për portierin që kishte lënë portën bosh dhe sfera ndalet në rrjetë. Ndizet ndeshja, me elbasanasit që kanë mundësinë e artë për të dyfishuar me Ben Shimon, por i vetëm me portierin, izraeliti gabon gjithçka. Marrin zemër vlonjatët që i afrohen golit me Trashin në fundin e pjesës së parë, por gjithsesi ky fraksion mbyllet me fitoren minimale të elbasanasve.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulmi në Marshimin e Krenarisë në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur. Policia në kërkim të autorit, si ndodhi ngjarja

GJERMANI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...

Hap i ri në luftën kundër kancerit të pankreasit: Pilula e re rrit jetëgjatësinë e pacientëve

TIRANË, 26 korrik 2026 /Albania Express News/- Një pilulë...

Kristian Prenga e tronditi botën, por Joshua u ngrit dhe e mbylli me nokaut në raundin e dytë

BOTA ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Kristian Prenga ishte vetëm...