Deputeti socialist Olsi Komici: Krenari e dyfishtë për një sukses historik të drejtësisë shqiptare në SHBA,dëmshpërblim rekord 11.8 mln $ për klientin shqiptar të përfaqësuar nga avokati Ylber Albert Dauti

TIRANË,22 maj 2026/Albania Express News/Deputeti socialist Olsi Komici ka reaguar në rrjetet sociale pas një vendimi historik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një qytetar shqiptaro-amerikan fitoi një dëmshpërblim rekord prej 11.8 milionë dollarësh.

Në mesazhin e tij, Komici e cilëson këtë arritje si një moment krenarie të veçantë, sidomos kur suksesi i përket një miku të afërt.

“Kur suksesi i takon shokut tënd të ngushtë, krenaria është dyfish,” shkruan ai, duke vlerësuar lart profesionalizmin dhe kontributin e avokatit shqiptaro-amerikan Ylber Albert Dauti, i cili përfaqësoi me sukses çështjen në SHBA.

Sipas Komicit, ky vendim përbën një triumf të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se përkushtimi, integriteti dhe profesionalizmi nuk njohin kufij.

Ai thekson se Dauti është jo vetëm një jurist i suksesshëm me karrierë të ndërtuar në disa vende të botës, përfshirë SHBA-në dhe Europën, por edhe një personalitet i angazhuar akademikisht si pedagog në institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Në reagimin e tij, Komici e përshkruan gjithashtu Dautin si një njeri me vlera të forta humane, i cili ka ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara që i janë drejtuar studios së tij ligjore.

Në përfundim, ai e cilëson këtë sukses si një frymëzim për studentët dhe të rinjtë shqiptarë kudo në botë, duke nënvizuar se arritje të tilla tregojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihet çdo majë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME