Tubimi i studentëve shqiptarë në Shkup për shqipen, reagon ministri i Drejtësisë në RMV: Protesta ishte e dhunshme, gjuha maqedonase është obligim

SHKUP,19 maj 2026/Albania Express News/Një ditë pasi mijëra studentë shqiptarë protestuan në Shkup me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

Ministri u shpreh se protesta e djeshme ishte e dhunshme, ndërsa shtoi se gjuha maqedonase nuk është pengesë, por obligim.
“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional.

Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, u shpreh Fillkov.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

KORÇË, 19 maj 2026/Albania Express News/- Korça po përmendet...

Ronaldo synon ëndrrën e madhe të Botërorit, trajneri Martinez zbulon listën e lojtarëve të thirrur

PORTUGALI,2026/Albania Express News/Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka publikuar...