Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji, pas një arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë opinionin publik dhe botën e medias shqiptare. Gazetari i njohur, analisti dhe intelektuali i spikatur, Artur Zheji, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arresti të dyshuar kardiak, ndërsa ndodhej për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, në një restorant të njohur përgjatë rrugës “Butrinti”, ku Zheji po drekuar në shoqërinë e bashkëshortes dhe djalit të tij. Gjatë qëndrimit në lokal, ai ka shfaqur shenja të papritura gjendjeje të rënduar shëndetësore, çka ka alarmuar familjarët dhe stafin e restorantit.

Menjëherë është thirrur autoambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar gazetarin drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” në Sarandë. Pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor për ta reanimuar, Artur Zheji ka mbërritur pa shenja jete në spital. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, megjithatë autoritetet shëndetësore kanë nisur procedurat për përcaktimin zyrtar të shkaqeve të ndarjes nga jeta.

Artur Zheji ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur si gazetar, analist politik, botues dhe shkrimtar. I njohur për analizat e tij të mprehta dhe stilin e drejtpërdrejtë, ai ka kontribuar në disa nga mediat më të rëndësishme të vendit dhe ka qenë i pranishëm për dekada në skenën publike, duke luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e opinionit shoqëror dhe politik në Shqipëri.

Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në botën e medias dhe të mendimit kritik shqiptar. Redaksia e “Albania Express News” i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar punën dhe figurën e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Siguria në shkolla, takim në Divjakë për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e të rinjve

Nga Sara Tarko DIVJAKË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/-...

“Travel+Leisure”: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Ksamili, në jug...

“Luaj për të bërë histori”, Lamine Yamal flet për Topin e Artë dhe jetën jashtë futbollit

SPANJË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Ylli 19-vjeçar i...

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

HIMARË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka...