Divjaka dhe Ankona nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për turizmin e qëndrueshëm

Bashkia e Divjakës synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në territorin e saj. Për ta bërë këtë konkret, ajo ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me bashkinë e Ankonës në Itali. Dy kryetarët e bashkive nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Projektet e përbashkëta i prezantoi kryebashkiaku Josif Gorrea dhe lidhen me detin dhe lagunën, trajtimin e ujërave të ndotura, kompostimin e mbetjeve organike si dhe ruajtjen e sitet arkeologjike.

Në Ankona jetojnë 1500 qytetarë të Divjakës, që përfaqësojnë një urë lidhëse midis dy qyteteve.

“Mendoj se qytetarët e Ankonës mund të gjejnë këtu jo vetëm turizmin detar por edhe kulturor. Potencialin dhe problemet e zonës i dëgjuam dhe do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa prej tyre, si biodiversiteti dhe laguna. Kjo nuk është e thjeshtë, ndaj do të angazhohemi në krijimin e një projekti të nivelit të lartë. Ky është takimi ynë i parë dhe do të bëjmë të mundur që turizmi shqiptar, i cili për momentin është në modë për ne italianët, të zgjatet në kohë”, shprehet Giovanni Zinni, nënkryetar i bashkisë Ancona.

Më herët u kryen vizita të përbashkëta në zonat turistike të Divjakës, në Lagunën dhe Kishën e Karavastasë, në bregdetin e Adriatikut etj. Italianët e konsideruan Divjakën si një potencial të madh zhvillimi dhe premtuan se disa nga projektet do t’i paraqesin në BE për të tërhequr ndihma ekonomike për investime të mëdha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...