Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku konfirmojnë bashkëpunimin politik në zgjedhjet e 7 Qershorit: Asnjë kusht, por do të punojmë bashkë për listën e LDK-së

PRISHTINË,5 maj 2026/Albania Express News/Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia që drejton ka arritur dakordim për bashkëpunim politik me Vjosa Osmanin për zgjedhjet e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Abdixhiku bëri të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet dhe hartimi i listës së kandidatëve të LDK-së.

Ai njoftoi se është vendosur që këtë të shtunë të thirret Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, për të finalizuar çështjet përgatitore zgjedhore.

Abdixhiku theksoi se një nga pikat kryesore të takimit ishte edhe ideja e një “bashkimi të madh”, duke konfirmuar se ka dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin.

“Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por më jepni edhe disa ditë për të finalizuar diskutimet”, u shpreh ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...