“Mir’Se t’Pruni Zoti n’Tiron”/ Festivali që solli art, emocion dhe gjithëpërfshirje për personat me aftësi të kufizuara

TIRANË,4 maj 2026/Albania Express News/Është zhvilluar me sukses edicioni i dytë i Festivalit Kombëtar Tradicional për Personat me Aftësi të Kufizuara “Mir’Se t’Pruni Zoti n’Tiron”, një aktivitet i veçantë që promovon gjithëpërfshirjen dhe fuqinë e artit si urë bashkimi. Festivali u organizua nga Club Kombëtar i Prindërve të Fëmijve me ÇSA/ Autizmi Flet në bashkëpunim me Teatri i Kukullave dhe me mbështetjen e Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Mbrëmja artistike solli emocione të forta përmes performancave të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, të cilët u ngjitën në skenë me këngë, valle dhe interpretime instrumentale, duke përcjellë jo vetëm traditën shqiptare, por edhe mesazhe të fuqishme dashurie, pranimi dhe barazie.

Një nga momentet më të veçanta të festivalit ishte prezantimi i videoklipit “Ti Je Shën Shën Valentini Im”, i realizuar në kuadër të këtij projekti, i cili u prit me duartrokitje dhe emocion nga të pranishmit.

Ky festival dëshmoi edhe një herë se arti nuk njeh kufij dhe se përmes talentit, përkushtimit dhe shpirtit njerëzor, çdo barrierë mund të tejkalohet. Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe përfshirjes sociale, duke i dhënë zë dhe hapësirë një komuniteti që meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje në shoqëri. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Moti “çmendet” në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

ELBASAN, 3 kortik 2026/Albania Express News/-Një stuhi e fortë...

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: Policia u sulmua e para në protestë, vandalët nuk mund të quhen protestues

ELBASAN, 3 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Brendshëm,...