Zjarre në disa zona të Elbasanit, dëme në ullishte, asnjë i lënduar

Në disa zona të qarkut Elbasan gjatë orëve të fundit u shënuan disa vatra zjarri, të cilat u neutralizuan në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave zjarrfikëse dhe banorëve të zonave përkatëse. Në fshatin Jetesh, Njësia Administrative Papër, një zjarr i shkaktuar nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave përfshiu një ullishte prej 2 dynymësh.

Zjarri u vu nën kontroll brenda 35 minutash me ndihmën e zjarrfikësve dhe rreth 20 banorëve të zonës. Një tjetër vatër u shfaq në fshatin Vasjan, Shushicë, ku një dynym pyll ahu u përfshi nga flakët. Ndërhyrja e 10 punonjësve të ndërmarrjes pyjore bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa dëme të mëdha.

Rasti më i rëndë u regjistrua në Malasenj, bashkia Cërrik, ku një zjarr në zonën “Kodra e Beut” dogji rreth 5 hektarë ullishte. Dyshohet se shkaku ishte një defekt në linjat e energjisë elektrike. Zjarri përfshiu rreth 100 rrënjë ullinj dhe dëmtoi 400 të tjera, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e zjarrit në mjedise të hapura dhe monitorim të linjave elektrike në zona rurale për të parandaluar incidente të ngjashme.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...