Formacionet zyrtare/ Sfida historike në Poloni, Dinamo e Ilir Dajës në kërkim të rezultatit pozitiv përballë Jagiellonias

Dinamo luan sfidën e parë historike në “Play off”-et e Conference League, përballë polakëve të Jagiellonias.

Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë për herë të katërt, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, kjo pasi e ka bërë një herë me Skënderbeun në Europa League dhe dy herë radhazi me Ballkanin në Conference League.

“Nëndetësja” shkon në ndeshjen e parë në Poloni me dy mungesa të rëndësishme, siç janë Itodo dhe Zabërgja, të cilët u larguan nga klubi këtë merkato vere.

Gjithsesi, blutë do të tentojnë të bëjnë një tjetër histori, pas një jave më parë kur mundën në Tiranë Hajdukun e Splitit.

Sfida starton në orën 20:15 dhe transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...