Zjarri përfshin “Kodrën e Beut” në Cerrik, dëme në ullishte dhe masive frutore, rrezikohen edhe varrezat publike

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në periferi të qytetit të Cerrikut, në zonën e njohur si “Kodra e Beut”, është shfaqur një vatër zjarri në rrethana ende të paqarta e cila është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Sipas informacioneve paraprake, flakët gjigante kanë djegur të paktën 5 hektarë me ullishte, masive të ndryshme frutore dhe shkurre, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të kultivuara nga banorët e zonës.

Zjarrfikësit janë përfshirë menjëherë në aksion për të vënë nën kontroll situatën, ndërsa përpjekjet janë përqendruar edhe në mbrojtjen e varrezave publike të Cerrikut, të cilat janë rrezikuar seriozisht nga përhapja e flakëve.

Në këtë zonë ndodhen qindra drurë dekorativë, që përbëjnë jo vetëm një element estetik, por edhe një trashëgimi mjedisore për qytetin.Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor natyror apo ndërhyrje njerëzore.

Rreth orës 16:30 situtaa është vënë plotësisht nën kontroll dhe po mbahet në monitorim sepse egziston rreziku i riaktivizimit në disa zona pasi mbizotërojnë temperaturat e larta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mbijetoi 32 orë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, 12-vjeçarja tregon momentet e tmerrit: Mendova se do të vdisja

VENEZUELË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Një vajzë 12-vjeçare në...

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

TIRANË, 6 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

Anglia mbijeton në “ferrin” e Aztekës, mposht mes spektaklit Meksikën dhe siguron çerekfinalen ndaj Norvegjisë

BOTËRORI 2026, 6 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia është kualifikuar...