Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet në edicionin e tij të dytë si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që i kushtohet promovimit të identitetit, trashëgimisë dhe artit të komunitetit rom në Shqipëri dhe më gjerë.

Ky festival, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, vjen si një platformë bashkimi, dialogu dhe fuqizimi kulturor përmes muzikës, traditës dhe artit skenik.

Edicioni i dytë i këtij festivali synon të thellojë misionin e tij: të sjellë në qendër të vëmendjes vlerat autentike të kulturës rome dhe të ndërtojë ura komunikimi mes komuniteteve të ndryshme.

Në këtë kuadër, “Roma Romale 2026” pritet të mbledhë artistë, grupe folklorike, studiues dhe përfaqësues institucionesh nga Shqipëria dhe rajoni në datë 9 prill në sheshin “Bazaar”, ora 19:00, duke e kthyer atë në një ngjarje me dimensione ndërkulturore.

Festivali nuk është vetëm një spektakël artistik, por një manifestim i gjallë i identitetit rom, ku muzika, vallja dhe traditat shërbejnë si gjuhë universale komunikimi.

Përmes performancave live, grupet artistike do të vijnë për herë të parë në një garë, ku do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga personazhe të botës së artit dhe spektaklit.

Ky festival është nën kujdesin e veçantë të kryetares së bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

TIRANË, 20 maj 2026/Albania Express/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri...

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...