Aksion pastrimi në institucionet arsimore, bashkia nis përgatitjet për vitin e ri shkollor

Tre javë para nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Elbasan ka nisur një aksion të gjerë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit.
Ky aksion synon që fëmijët të rikthehen në ambiente të rregulluara, të sigurta dhe higjienike, duke krijuar kushtet e duhura për një nisje sa më të mbarë të vitit shkollor.

Përveç pastrimit, po punohet edhe për lyerjen dhe riparimin e klasave, si edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Punonjësit e Agjenisisë së Shërbimeve Publike ( ASHP) janë shpërndarë në çdo institucion arsimor të qytetit për të siguruar që e gjithë infrastruktura të jetë gati për të mirëpritur fëmijët.

Fillimi i vitit të ri shkollor do t’i gjejë nxënësit mësuesesit dhe edukatorët në një mjedis të sigurt, të pastër dhe të përgatitur për një rrugëtim të suksesshëm shkollor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...