Deputetja Aulona Bylykbashi zhvilloi një vizitë në shkollën profesionale në Elbasan, ku u njoh nga afër me aftësitë dhe profesionet që të rinjtë po ndërtojnë çdo ditë.
Gjatë vizitës në laboratorë dhe klasa praktike, ajo vlerësoi përgatitjen konkrete të nxënësve për tregun e punës, duke theksuar rëndësinë e fitimit të njohurive të aplikueshme dhe të kërkuara nga ekonomia reale.
Një moment i veçantë i vizitës ishte ndërveprimi i drejtpërdrejtë me nxënësit, ku deputetja Bylykbashi u përfshi në një improvizim praktik së bashku me ta, duke i nxitur të demonstrojnë aftësitë e tyre dhe duke i motivuar të jenë sa më të përgatitur në profesionet që kanë zgjedhur, veçanërisht në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve.

Ajo theksoi se programet e formimit profesional për vitin 2026 do të mbështeten financiarisht, me synimin për të rritur numrin e të rinjve dhe punëkërkuesve të kualifikuar në profesionet që kërkon tregu.
Investimi në aftësi mbetet një ndër prioritetet kryesore për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

