Taulant Balla :Zanafilla e iftareve masive në Shqipëri nisi nga Librazhdi ,kjo traditë e shkëlqyer sot bashkon gjithë shqiptarët

Në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, një tjetër iftar i madh ka bërë bashkë  dhjetëra besimtarë agjërues në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duke rikthyer në vëmendje jo vetëm vlerat e besimit, por edhe origjinën e një tradite që sot është përhapur në mbarë Shqipërinë.

Iftari u shtrua me bujari nga ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, një figurë e njohur fetare dhe komunitare, i cili prej vitesh mban gjallë këtë traditë të shkëlqyer në vendlindjen e tij. Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë shumë besimtarë, por edhe personalitete të jetës publike, mes tyre edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Balla theksoi se pikërisht në Librazhd ka lindur ideja e organizimit të iftareve masive, si një mënyrë për të bashkuar njerëzit përtej dallimeve. Ai kujtoi se së bashku me Ylli Gurrën hodhën themelet e kësaj nisme në vitin 2006 plot 20 vite më parë , duke bërë bashkë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe klerikë të besimeve të tjera, në një frymë bashkëjetese dhe harmonie. Sipas tij, edhe tradita e shtrimit të iftareve nga figura politike e ka zanafillën po në këtë bashki , duke u kthyer sot në një praktikë të përhapur në të gjithë vendin.

Nga ana e tij, Ylli Gurra shprehu mirënjohje për të gjithë të pranishmit, duke vlerësuar veçanërisht pjesëmarrjen e priftit Heliodor Demiri, si simbol i bashkëjetesës fetare. Ai theksoi se muaji i Ramazanit është një kohë reflektimi që i bën njerëzit më të mirë, më të dashur dhe më pranë njëri-tjetrit, duke forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore.

Gurra nuk la pa përmendur edhe sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke e cilësuar emigrimin si një plagë të rëndë, ndërsa nënvizoi se tryezat e iftarit janë vende ku jo vetëm ndahen ushqime, por edhe shpresa, këshilla dhe mbështetje për një të ardhme më të mirë.

Mbrëmja e Iftarit në Dragostunjë ashtu si çdo Iftat u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, biseda miqësore mes të rinjve e të moshuarve ku mbizotëroi një frymë e fortë solidariteti, duke dëshmuar se tradita e nisur në Librazhd vijon të mbetet një model i bukur bashkimi dhe harmonie për gjithë Shqipërinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në hartën e kroçierave, mbërrin “Sapphire Princess” me 2700 turistë

SARANDË /Albania Express News/Në orët e para të mëngjesit,...

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...