Flamurtari nuk gjen shpëtim as nga italiani Moriero, pritet emri që do ta pasojë

Françesko Moriero nuk do të jetë trajner i Flamurtarit, për pjesën e mbetur të sezonit.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi për italianin, që sot mungon në ndeshjen e dytë radhazi. Ndaj Partizanit u raportua se nuk ishte për arsye shëndetësore. Mungesa e dytë ndërkohë ndaj Teutës rezulton fatale.
Aktualisht po e mbulon Andi Ribaj, ndërsa mbetet për t’u parë cili do të jetë zëvendësuesi i Morieros. Ky i fundit rikthehej me bujë në Superiore, pas shkarkimit të Karlos Garsias. Dhe pse u afrua për të shpëtuar sezonin, asgjë nuk shkoi si duhet.

Vlonjatët mbajnë vendin e fundit në renditje. Një tronditje jo e vogël për klubin, që synon të shpëtojë sezonin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...

“Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Posaçme...